23 vite nga ndërhyrja e NATO-s në Kosovë, Meta kujton Albright: Rol të madh për çlirimin 

schedule09:22 - 24 Mars, 2022

schedule 09:22 - 24 Mars, 2022

Presidenti Ilir Meta ka kujtuar sot Madeleine Albright, ish-Sekretaren e Shtetit, e cila u nda nga jeta një ditë më parë në moshën 84-vjeçare.

Në një postim në rrjetet sociale, Meta thekson se Albright do të mbahet mend për kontributin e madh të dhënë për Çlirimin e Kosovës. Sipas kreut të shtetit ajo kujtohet veçanërisht sot, kur mbushen 23 vite, nga dita kur SHBA dhe NATO vendosën të ndërhyjnë për t’i dhënë fund gjenocidit dhe spastrimit etnik në Kosovë.

“Përherë mirënjohës përkushtimit të sinqertë dhe energjik të Sekretares së Shtetit, Madeleine Albright për forcimin e marrëdhënieve strategjike Shqipëri-SHBA, në të mirë të interesit të përbashkët të dy popujve tanë miq.

Do ta kujtojmë gjithmonë për rolin dhe kontributin e madh të dhënë për Çlirimin e Kosovës, veçanërisht sot, kur mbushen 23 vite, nga dita kur SHBA dhe NATO vendosën të ndërhyjnë për t’i dhënë fund gjenocidit dhe spastrimit etnik në Kosovë”, shkruan Meta.

/abcnews.al