“Pse u fik protesta” ka qenë tema e emisionit “Bardh a Zi” në Abc të mërkurën në mbrëmje.
I ftuar në panel Arben Meçaj, tha se protestat në Shqipëri, të cilat organizohen nga shoqëritë civile janë lëvizje të majta të sponsorizuara nga shërbimet e huaja.
Sipas tij këto protesta janë lëvizje majtiste të paguara dhe të komanduara nga Rusia. Ai tha se të gjitha shërbimet e huaja në Shqipëri paguajnë njerëz për të prodhuar një prapavijë përballjeje NATO-Rusi.
‘Lëvizjet majtiste të komanduara nga Rusia janë pjesë e një strategjie për të prodhuar në prapavijë të betejës ballë përballë NATO-BS, për të prodhuar këto lëvizje. Kam qenë i bindur dhe jam i bindur, që të gjitha ato shërbime paguajnë njerëz në Shqipëri. Nuk kam të drejtë në këtë moment në bindjen time t’i them panelit se ju paguheni nga Rusia, por njëkohësisht i kërkoj që nuk keni të drejtë ju të më thoni mua një person që jam kundër jush që jam paguar nga qeveria’, tha Meçaj.
/Abcnews.al/