Kryesia e Partisë Demokratike do të mblidhet sot. Mbledhja do të mbahet në orën 19:00 dhe është njoftuar nga Sekretari i Përgjithshëm, Gazment Bardhi.
Në mesazhin e Bardhit drejtuar demokratëve, thuhet se rend dite do të jetë diskutimi mbi situatën e brendshme në parti.
“Sot në orën 19:00 do të zhvillohet mbledhje e Kryesisë së Partisë, me rend dite diskutimin mbi situatën e brendshme ne Parti.
Me respekt,
Sekretari i Përgjithshëm
Gazment Bardhi”, thuhet në mesazh.
Mbledhja e Kryesisë vjen pas dorëheqjes së Lulzim Bashës nga posti i kryetarit të PD. Vendimin Basha e njoftoi dy ditë më parë në mbledhjen e tre strukturave të rëndësishme të partisë, Grupit Parlamentar, Kryesisë dhe Kolegjit të Kryetarëve.
Sakaq, në PD ka nisur puna për bashkimin e demokratëve. Kryetari i komanduar Enkelejd Alibaj ka bërë të ditur një daft-rezolutë, në të cilën ndër të tjera u kërkon deputetëve të Rithemelimit që Sali Berisha të distancohet nga gara për të marrë drejtimin e partisë. Një gjë e tillë nuk është pritur mirë nga ana e deputetëve krah Berishës.
Megjithatë, Alibeaj ka deklaruar se do të jenë deputetët e grupit parlamentar ata që do të negociojnë me përfaqësues të Foltores për të bërë të mundur bashkimin e partisë. g.v/abcnews.al