“Rusia e di që luftërat bërthamore s’kanë fitues”, Stoltenberg: NATO do të diskutojë edhe rolin e Kinës

schedule14:27 - 23 Mars, 2022

schedule 14:27 - 23 Mars, 2022

Ditën e nesërme, aleatët do të ofrojnë mbështetje të mëtejshme për NATO-n.

Lajmin e ka bërë të ditur Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg në konferencën e jashtëzakonshme për shtyp para samitit që do të mbahet ditën e nesërme. Mbështetja, sipas Stoltenberg përfshin pajisjet për mbrojtjen kibernetike dhe kundër kërcënimeve kimike, radiologjike dhe bërthamore.

Po ashtu, Sekretari i Përgjithshëm i Aleancës së Atlantikut të Veriut u shpreh se anëtarët e NATO-s përballen tashmë me një mjedis të ndryshuar rrenjësisht të sigurisë. Kjo pasi qeveritë autoritare janë të përgatitura për të përdorur forcën.

“Pres që të adresojmë rolin e Kinës në këtë krizë,” tha ai.

Kina i ka ofruar Rusisë mbështetje politike, duke përfshirë përhapjen e “gënjeshtrave dhe dezinformatave flagrante”, shtoi Stoltenberg.

Gjithashtu, Stoltenberg i bëri thirrje Rusisë që t’u japë fund “lojërave me armë bërthamore” ndërsa shtoi se për pushtuesin e Ukrainës ka një mesazh të qartë: Luftërat bërthamore nuk kanë fitues dhe për këtë arsye nuk duhen nisur. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!