Mike Maignan shqetëson Milanin. Portieri i kuqezinjve është i grumbulluar me kombëtaren e Francës.
Së fundmi ai ka ndjerë një shqetësim dhe mediat në Francë bëjnë me dije se ka një problem me tendinën e Akilit.
Pavarësisht kësaj, portieri do të qëndrojë me kombëtaren për moemtin dhe do të shihet në vazhdimësi gjendja e tij.
Dëmtimi thuhet se nuk është i rëndë, siç ndodhi me Zlatan Ibrahimovic i cili kishte gjithashtu probleme me tendinën e Akilit kohët e fundit. / abcnews.al