Një spital për fëmijë në rajonin e Luhanskut është shënjestruar nga forcat ruse, sipas Shërbimit Shtetëror të Emergjencave të Ukrainës.
Shtatë fëmijë dhe 15 të rritur, përfshirë mjekë u evakuuan nga ndërtesa pasi çatia mori flakë.
Spitali ndodhet në qytetin e Severodonetsk, në rajonin Luhansk të Ukrainës lindore. Nuk është hera e parë që forcat ruse kanë në shënjestër spitalet ukrainase.
Siç është rasti i bombardimit të një maternitet në Mariupol më 9 mars./abcnews.al/