Tre pelikanë të ngordhur në ujërat e liqenit të Prespës shënojnë rastin e parë të gripit të shpendëve.
Këto pelikanë kaçurrel, janë gjendur të ngordhur në ujërat e liqenit të Prespës së Vogël në datën 17 mars.
Burime zyrtare bëjnë me dije se ngordhja e tyre ka ardhur si rezultat i gripit të shpendëve. kjo është konfirmuar nga analizat e kryera në Tiranë.
Fatmir Ozuni drejtor i Shërbimit Rajonal Veterinar thotë se gripi ka ardhur nga pala greke.
“Ka qenë i ardhur nga ujërat e shtetit grek. Kemi marrë masa për të izoluar zonën dhe në ndjekje të që ti paraprimë”, ka thënë ai.
Banorët e zonës tregojnë se pas alarmit të ngritur për gripin e shpendëve kanë nisur të vaksinojnë pulat.
Ndërkohë inspektoriati rajonal veterinar ka shpallur zonën e Prespës në Pustec dhe Devoll zonë karantine.
Disa ditë më parë ka qenë Agjencia e Ruajtjes dhe Mbrojtjes së Mjedisit e cila ka lajmëruar se gripi i shpendëve ka qenë aktiv në liqenin e Prespës në anën greke./abcnews.al