Sondazh

Kupa e Botës, shkon:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Ministri grek: Dua të shkoj në krye të misionit humanitar në Mariupolin e shkatërruar nga lufta

schedule15:49 - 22 Mars, 2022

schedule 15:49 - 22 Mars, 2022

Greqia ka shprehur dëshirën për të udhëhequr misionin humanitar në Mariupolion e shkatërruar nga forcat ruse.

Ministri i Jashtëm, Nikos Dendias synon të shkojë personalisht në Mariupol si kre i misionit që do të transportojë ndihma humanitare për civilët ukrainas.

Sipas informacioneve pritet që Greqia të bashkëpunojë me Kryqin e Kuq Ndërkombetar në konsultim me qeverinë ukrainase dhe ruse.



Për këtë arsye në ditët në vijim priten negociata midis Athinës, Moskës dhe Kievit.

Lexo edhe: Tragjedi në Greqi, polici vetëvritet në ishullin e “priftërinjve”

Në rast se palët ndërluftuese pranojnë propozimin e Athinës për transferimin e Nikos Dendias, si kreu i misionit që do të transportojë ndihma humanitare në Mariupol , udhëtimi do të bëhet në ditët në vijim pas kthimit të Nikos Dendias nga Nju Delhi.

Qyteti port i rrethuar i Mariupolit në Ukrainën juglindore është përballur me bombardime të vazhdueshme nga rusët, të cilët po tentojnë të rrethojnë portin e Detit të Zi, që nga 24 shkurti.

Mariupoli është një rajon kyç për forcat e Kremlinit pasi në rast se Rusia merr kontrollin e qytetit do t’i lejonte Moskës të formonte një korridor tokësor midis rajoneve lindore të Donetsk dhe Luhansk dhe Krimesë, të cilat tashmë janë nën kontrollin rus./abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!