Humbja në “El Clasico” me Barcelonën me rezultat 4-0 ka “trazuar ujërat” te skuadra e Real Madrid.
Pavarësisht diferencës në pikë që kanë katalanasit dhe madrilenët, kjo humbje i ka bërë drejtuesit e Realit të mendojnë edhe për stolin e skuadrës që pritet te kenë sezonin e ardhshëm.
Sipas asaj që raporton “Marca” “Los Blancos” me shumë siguri do të ndajnë rrugët me Carlo Ancelottin, me Klopp që është rikthyer në listën e madrilenëve.
Por, trajnerin gjerman ka bërë të ditur se ai nuk e ka në plan të largohet nga “The Reds” deri në fund të kontratës së tij që skadon në vitin 2024.
Kështu, Real Madridi duhet të bëjë një ofertë të majme te Kloppi, për të tentuar që t’i ndryshojë mendjen.
Gjermani më tej kishte shtuar se synim i tij është që të pushonte për rreth një vit dhe më pas të kthehet në zejen e trajnerit. /f.a/abcnews.al