Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, njëherazi drejtuesi politik i PS në Qarkun Elbasan, Damian Gjiknuri, është i pari në radhët e socialistëve që ka reaguar përsa i përket dorëheqjes së kryedemokratit Lulzim Basha.
Gjiknuri në deklaratën e tij për mediat ka bërë me dije se ky është akti i pari i një humbësi kronik dhe se kjo duhet të kishte ardhur me kohë. Ky është reagimi i parë i Partisë Socialiste për dorëheqjen e Bashës.
Ndër të tjera ai ka thënë se opozita do kohë që të riformatohet ndaj për këtë qeveria do të jetë në krye të detyrës në të mirë të shqiptarëve.
“Dorëheqja e Lulzim Bashës është akti i parë fisnik i një humbësi kronik do ta quaja që duhet që ta bënte me kohë. Ne si PS nuk e kemi vëmendjen se çfarë po ndodh në PD po unë e kam thënë dhe më parë se opozita shqiptare prej disa kohësh ka hyrë në një shkërmoqje . me shumë flukse.
Akti i dorëheqjes mund të duket si fillimi i fundit të këtij procesi por mund të jetë dhe fundi i fillimit të shkërmoqjes unë besoj më shumë se është kjo e dyta. Ne shpresojmë që opozita një ditë të riformatohet për të mirën e saj dhe për të bashkëpunuar për të mirën e Shqipërisë. Qeveria është në krahë të qytetarëve. Riformatimi i PD-së do të kërkojë kohë, por ne i presim në komisionet përkatëse që ato i kanë kërkuar’, ka thënë ai./abcnews.al
Gjiknuri nga Elbasani ka uruar të gjithë besimtarët bektashinj për festën e Sulltan Novruzit.