Dita e 27-të e luftës Rusi-Ukrainë, çfarë ka ndodhur deri më tani

schedule10:44 - 22 Mars, 2022

schedule 10:44 - 22 Mars, 2022

Sot është shënuar dita e 27-të e luftës Rusi-Ukrainë, me shpërthime të shumta, qytete të shkatërruara, mijëra viktima dhe miliona që janë zhvendosur në vendet fqinjë për ti shpëtuar agresionit rus.

Pavarësisht sanskioneve apo paralajmërimeve të vazhdueshme,  Rusia vazhdon të shënjestrojë dhe të godasë zonat civile duke penguar në këtë mënyrë edhe evakuimin e banorëve, kryesisht në Mariupol.

Por çfarë ka ndodhur deri më tani?

Presidenti amerikan Joe Biden paralajmëroi se Rusia mund të përdorë armë kimike dhe biologjike në Ukrainë.

– Biden ka thënë se lideri rus “është mbështetur për muri” si rezultat i rezistencës ukrainase dhe se ka rrezik që ai mund të zbatojë taktika më të ashpra.

-Inteligjenca britanike tha se forcat ruse kanë mbetur “në vend numëro”, me Ukrainën që vazhdon të zmbrapsë të gjitha përpjekjet për të pushtuar qytetin jugor të rrethuar të Mariupolit.

-Sipas Ukrainës 8,000 persona janë evakuuar nga zonat e konfliktit të hënën. Zëvendëskryeministrja Iryna Vereshchuk tha 3,000 njerëz janë larguar nga Mariupol

– Volodymyr Zelensky ka bërë thirrje sërish thirrje  për bisedime të drejtpërdrejta me Putinin, duke thënë se bisedimet janë çelësi për ti dhënë fund luftës.

-Rusia ka shtuar numrin e mjeteve ajrore në hapësirën e Ukrainës gjatë 24 orëve të fundit.

3.5 milionë janë larguar nga Ukraina, sipas OKB-së