Victoria, 27 vjeç, e cila arriti të largohej nga Mariupol, tregoi për 5 Live Breakfast se si la familjen pas ndërsa u zhvendos në një fshat rreth 20 km larg qytetit, shkruan BBC
“Qyteti im është shkatërruar absolutisht,” tha ajo, me zërin që i dridhej teksa përshkruante zhurmat e përditshme të sulmeve ruse. “Njerëzit po qëndrojnë në bodrum, por nuk janë të sigurt. Ata po lëshojnë bomba gjatë gjithë kohës kështu që bodrumet po shkatërrohen.”
Sipas Victoria-s shumë banorë nuk kanë ushqim apo ujë.
“Tre fëmijë që njoh vdiqën nga dehidratimi. Është shekulli 21 dhe fëmijët po vdesin nga dehidratimi. Dhe një pjesë tjetër po vdesin nga uria”
Victoria shton se ajo nuk ishte në gjendje të ndihmonte anëtarët e tjerë të familjes të largoheshin nga Mariupol.
“Unë do të qëndroj në Ukrainë dhe do të përpiqem të shpëtoj familjen time në Mariupol. Mariupol është e gjithë jeta ime, nuk e kuptoj pse duhet ta lë qytetin tim, vendin tim për shkak të Rusisë,” përfundoi Victoria.
/abcnews.al