Vranësira, por jo reshje, si do të luhaten temperaturat për sot

schedule07:25 - 22 Mars, 2022

schedule 07:25 - 22 Mars, 2022

Vendi ynë do të jetë me kthjellime në pjesën më të madhe të ultësirës perëndimore dhe kalime të pakta të vranësirave parashikohet të ketë në pjesën tjetër të territorit gjatë paradites. Por edhe pse do të ketë kalime vranësirash ato nuk do të mund të sjellin reshje, duke bërë që dhe orët në vijim të sjellin mot të qëndrueshëm në Shqipëri.

Temperaturat e ajrit do të vijojnë rriten në mëngjes dhe mesditës duke luhatur vlerat ditore nga -3°C deri në 15°C.

Era do fryjë e lehtë në tokë dhe mesatare në det me shpejtësi 40 km/h nga drejtimi Jugore duke krijuar në det dallgëzim mbi 3 ballë.

Rajoni dhe Europa

Brigjet e Egjeut paraqiten me vranësira dhe reshje shiu të shoqëruara me mini stuhi ere. Gjithashtu dhe gadishulli Iberik mbetet me reshje shi. Ndërsa Pjesa tjetër e kontinentit do të jetë në ndikimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike, ku më të dukshme kthjellimet parashikohet të jenë në Europën
Qëndrore.

Kosova

Pjesa e parë e ditës do të jetë në dominimin e kthjellimeve në pjesën më të madhe të Kosovës dhe kalimeve të pakta të vranësirave në zonat Veriore. Por në pjesën e dytë të ditës pritet që vranësirat e lehta të bëhen të dukshme dhe në pjesën të tjetër të vendit.

Maqedonia e Veriut

Republika e MV do të vijoj të jetë në dominimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike për gjatë gjithë ditës, duke sjellë në territor kthjellime dhe herë pas here pritet të ketë kalime të pakta vranësirash të cilat më të dukshme do të jenë në orët e pasdites. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!