Lufta në Ukrainë, UEFA ndryshon rregulloren për kupat e Evropës

schedule19:28 - 21 Mars, 2022

schedule 19:28 - 21 Mars, 2022

UEFA ka ardhur me një ndryshim të ri pas luftës së Ukrainës.

Anëtarët e rinj nga Ukraina dhe Rusia do të mund të luajnë, UEFA ka njoftuar se klubet ende të përfshira në Champions League, Europa League dhe Conference League do të mund të regjistrojnë maksimumi dy lojtarë nga lista nga Rusia dhe Ukraina.

Në këtë mënyrë skuadrat që e dëshirojnë do të mund të përdorin lojtarët e sipërpërmendur jo vetëm për turnetë kombëtare, por edhe për ato kontinentale.

Klubet do të kenë afat deri më 1 prill për të përfituar nga ky ndryshim rregulloreje./ h.ll/abcnews.al