Drejtorët ekzekutivë të ExxonMobil, JPMorgan, Bank of America dhe kompanive të tjera të mëdha në SHBA pritet që të takohen sot me zyrtarë të lartë të administratës Biden në Shtëpinë e Bardhë.
Në këtë takim do të diskutohet për pushtimin e Ukrainës, sipas asaj që tha zyrtar i Shtëpisë së Bardhë për CNN.
Mbledhja e cila do të mbahet pa praninë e kamerave do të organizohet nga Këshilli Ekonomik Kombëtar dhe Këshilli i Sigurisë Kombëtare dhe do të udhëhiqet nga Sekretarja e Thesarit Janet Yellen, Sekretarja e Tregtisë Gina Raimondo dhe zyrtarë të tjerë të lartë.
Takimi vjen në një kohë kur lufta në Ukrainë dhe sanksionet e Perëndimit ndaj Moskës kanë hedhur një “hije” mbi ekonominë botërore.
Në mbledhje do të jenë të pranishëm liderë biznesi nga një seksion kryq i ekonomisë duke përfshirë CEO të prodhuesit të naftës ConocoPhillips, gjigantin e rafinerisë Marathon Petroleum, kompaninë e energjisë së pastër Invenergy, udhëheqësin bankar JPMorgan, prodhuesit Doë dhe US Steel dhe Land O’Lakes dhe Cargill. /abcnews.al/