Sot është dita e 26-të e luftës ndërmjet Ukrainës dhe Rusisë. Nëse sapo po na bashkoheni, këtu janë më të fundit:
Mariupol ka refuzuar thirrjet ruse për t’u dorëzuar në këmbim të kalimit të sigurt nga qyteti;
Agjencia e inteligjencës e qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar thotë se forcat ruse që përparojnë në Kiev nga veriperëndimi janë zmbrapsur nga rezistenca e Ukrainës;
Predha ruse goditën shtëpi dhe një lagje tregtare në lagjen Podil të Kievit duke vrarë të paktën katër persona;
Zëvendëskryeministrja e Ukrainës Iryna Vereshchuk tha se më shumë se 7,000 njerëz u evakuuan nga qytetet përmes korridoreve humanitare të dielën, më shumë se gjysma nga Mariupol;
Presidenti i SHBA Joe Biden do të vizitojë Poloninë këtë javë për një diskutim rreth Ukrainës;
Një rrjedhje amoniaku në një fabrikë kimike në qytetin lindor të Ukrainës, Sumy, ka kontaminuar një zonë me një rreze prej më shumë se 2.5 km.
16:35-VIDEO/ Ushtarët rusë qëllojnë me armë zjarri protestuesit në Kherson
Ushtria ruse ka hapur zjarr ndaj protestuesve civilë në qytetin ukrainas Kherson, duke plagosur të paktën një person.
Sipas pamjeve që qarkullojnë në internet, një burrë ka gjakderdhje në këmbë, pasi u qëllua gjatë demonstratës.
?‼️?? #Ukraine: Here the result of the #RussianAggression. After and during that time, Russian occupiers fired on peacefully protesting Ukrainians in #Cherson. These sneaky dogs shoot at old people. #UkraineUnderAttack #RussiaWarCrimes #RussianSoldiers pic.twitter.com/1YYf04edzo
— Onlinemagazin (@OnlineMagazin) March 21, 2022
Forcat ruse përdorën armë zjarri dhe granata trullosëse për të shpërndarë protestuesit, njoftoi agjencia e lajmeve Interfax. Imazhet vijnë vetëm disa orë pasi rusët goditën shtëpitë e civilëve në Odessa . Ky është sulmi i parë kundër civilëve në Odessa.
16:33- Lufta Ukrainë-Rusi, NATO: Asnjë nga palët nuk po tërhiqet
Një zyrtar i lartë i NATO-s, ka deklaruar ditën e hënë se asnjë nga palët në konfliktin mes Ukrainës dhe Rusisë nuk po tërhiqet.
Sipas zyrtarit kjo është mjaft e rrezikshme, edhe pse deri në këto momente nuk ka asnjë epërsi ushtarake apo avancim të rusëve nga pozicionet e tyre në Ukrainë.
“Nëse nuk jemi tashmë në një ngërç, ne po i afrohemi me shpejtësi një të tille. Dhe është diçka shumë e mirë për të thënë kur merrni parasysh pabarazinë në forcë kur filloi kjo luftë. A do të dorëzohen ukrainasit? Jo. Dhe ata kanë qenë shumë të qartë se nuk do të dorëzohen. Pra, çfarë ndodh kur këto dy forca vrapojnë kundër njëra-tjetrës në këtë mënyrë?. Edhe Rusia gjithashtu nuk po tërhiqet, pavarësisht humbjeve të tyre”, tha zyrtari.
16:32-Ministri ukrainas “shuplakë” vendeve perëndimore: Shumë pasive, Britania e guximshme
Në një konferencë për shtyp, ministri ukrainas i mbrojtjes Oleksii Reznikov u ka dhënë një shuplakë disa vendeve perëndimore.
Duke vlerësuar qeverinë e Mbretërisë së Bashkuar, ai tha: “Roli juaj është i veçantë. Guximi juaj janë në kontrast të plotë me pasivitetin e disa vendeve të tjera”.
Ai u shpreh se Mbretëria e Bashkuar ishte e para që ofroi armë “serioze” për Ukrainën.
16:10-SHBA: Rusia ka rritur aktivitetin në Detin e Zi
SHBA ka parë një rritje të aktivitetit detar rus në veri të Detit të Zi, sipas një zyrtari të lartë të mbrojtjes amerikane.
Zyrtari tha se SHBA beson se një pjesë e granatimeve rreth qytetit ukrainas të Odesës kanë ardhur nga këto anije luftarake, por se ende nuk ka një indikacion për një sulm të afërt amfib kundër Odesës.
Rusia ka më shumë se një duzinë luftanije në veri të Detit të Zi, duke përfshirë anije amfibe, luftëtarë sipërfaqësorë, një minahedhës dhe varka patrullimi, sipas zyrtarit.
15:40-Ukraina akuza Rusisë: Janë rrëmbyer të paktën 2,389 fëmijë në Donbas
Ukraina ka akuzuar Rusinë se ka rrëmbyer mijëra fëmijë nga rajoni i pushtuar i Donbasit. Sipas ministrisë së Jashtme të Ukrainës, të paktën 2,389 fëmijë janë depërtuar ilegalisht në Rusi.
Ndërkohë nga ana tjetër, të paktën 925 civilë kanë humbur jetën në Ukrainë që nga fillimi i konfliktit thuajse një muaj më parë. Lajmin e ka bërë të ditur zyra për të drejtat e njeriut në Organizatën e Kombeve të Bashkuara.
Që nga mesnata e 20 marsit, 925 civilë kanë vdekur dhe 1,496 të tjerë janë plagosur, sipas njoftimit.
14:51- “Liria jonë nuk ka vdekur”, 7-vjeçarja ukrainase këndon para mijëra njerëzve në Poloni
Një vajzë shtatë vjeçare ukrainase, videoja e së cilës duke kënduar një këngë të Disney u bë virale, ka kënduar në Poloni para mijëra njerëzve.
Amelia Anisovych u bë e njohur për të gjithë pasi prindërit e saj e filmuan nga një strehim kundër bombave në Ukrainë. Jo këndoi “Let it Go” nga filmi i animuar “Frozen” nga bunkeri në Kiev dy javë më parë.
Tashmë, një video tjetër e Amelias është publikuar ndërsa ajo shfaqet në një skenë duke kënduar himnin kombëtar të Ukrainës në një koncert bamirësie në Poloni.
14:39- I mbijetoi Holokaustit, 96 vjeçari humb jetën nga sulmet në Kharkiv
Boris Romantschenko i kishte mbijetuar Holokaustit por nuk arriti dot ti mbijetonte dot sulmeve ruse. 96 vjeçari vdiq të premten pasi shtëpia e tij u godit nga një predhë sipas deklaratës së mbesës së tij, shkruan The Guardian
1/2
Wie wir von Angehörigen erfahren haben, wurde unser Freund Boris Romantschenko, der die KZs #Buchenwald, #Peenemünde, #Dora und #BergenBelsen überlebt hatte, am vergangenen Freitag bei einem Bombenangriff auf sein Wohnhaus in #Charkiw getötet. Wir sind zutiefst bestürzt. pic.twitter.com/SOMAdpQn35— Stift. Gedenkstätten Buchenwald und Mittelbau-Dora (@Buchenwald_Dora) March 21, 2022
Romantschenko ishte një i mbijetuar i kampeve të përqendrimit Buchenëald, Peenemünde, Mittelbau-Dora dhe Bergen-Belsen. Në një deklaratë ditën e sotme, Fondacioni Buchenwald dhe Mittelbau-Dora Memorials thanë se ishin thellësisht të tronditur nga lajmi.
14:17- VIDEO/ Forcat ruse hedhin granata ndaj turmës në Kherson
Trupat ruse kanë hedhur granata ndaj turmës në Kherson, sipas një videoje të postuar në rrjetet sociale, shkruan The Guardian
Kherson është në kontrollin e forcave ruse, por ka regjistruar prostesta të shumta civile kundër pushtimit.
Abhorrent. Disgusting. Inhumane. Unlawful.
Russian soldiers firing at civilians in #Kherson.
Source: https://t.co/uOu4YVJR73 pic.twitter.com/Woxxy3I2Oe
— Oksana Pokalchuk (@OPokalchuk) March 21, 2022
Sipas autoriteteve të Ukrainës, forcat ruse hodhën granata ndaj njerëzve që po protestonin kundër pushtimit të Ukrainës. Disa granata shpërthyen nën këmbët e protestuesve.
Të paktën dy persona u plagosën.
13:42-Dita e 26 e luftimeve, Ukraina dhe Rusia zhvillojnë bisedime shtesë për paqe
Prej 26 ditësh vijojnë luftimet e Rusisë ndaj Ukrainës duke sjellë viktima dhe të plagosur.
Këtë të hënë mediat e huaja bëjnë me dije se negociatorët ukrainas dhe ata rusë kanë zhvilluar një bisedë 90-minutëshe përmes video-lidhjes dhe pritet që ekipet punuese të takohen gjatë ditës.
Lajmi është konfirmuar nga autoritetet ukrainase, të cilat pohojnë se gjatë ditës pritet një takim mes dy delegacioneve.
13:11- Kaloi shumë pranë Shqipërisë, zbulohet se ku ndodhet jahti luksoz i oligarkut rus Roman Abramovich
Superjahti “My Solaris” në pronësi të oligarkut rus Roman Abramovich , i cili u sanksionua nga Perëndimi pas pushtimit rus të Ukrainës, duket se po udhëton disa milje detare larg brigjeve të Turqisë jugperëndimore të hënën.
“Solaris”, anija 140 metra lundron nën flamurin e Bermudës. Sipas faqes së monitorimit Marine Traffic, më 8 mars ai u largua nga një kantier detar i Barcelonës ku po bëheshin riparimet dhe u largua nga Mali i Zi të dielën për t’i shpëtuar sekuestrimit. Pasi kaloi detin Jon, shumë pranë Shqipërisë, kaloi në Zakinthos, poshtë Kretës dhe tani është rreth 1.9 milje larg brigjeve të Turqisë.
Super jahti u ndërtua në një kantier detar gjerman dhe u hodh në lundrim për herë të parë në fillim të vitit të kaluar.
12:46-Autoritetet ukrainase akuzojnë Rusinë: Bombarduat një bllok banimi në Odesa
Autoritetet në Odesa kanë akuzuar sot forcat ruse se kanë kryer sulm ndaj një blloku banimi në periferi të qytetit ukrainas herët këtë mëngjes. Ky raportohet të jetë sulmi i parë i tillë në qytetin port të Detit të Zi.
Këshilli i qytetit njoftoi se viktima si pasojë e sulmit nuk ka pasur, edhe pse sulmi shkaktoi zjarr.
“Këto janë ndërtesa banimi ku jetojnë njerëz paqësorë,” citohet të ketë thënë kryebashkiaku Gennadiy Trukhanov.
12:24-Para që shkojnë për blerje armësh, BE çon në 1 miliardë euro ndihmën financiare për Ukrainën
Bashkimi Evropian do të rrisë ndihmën financiare për Ukrainën në 1 miliardë euro. Këto para do të shkojnë për blerjen e armëve.
Lajmin e bëri të ditur ministrja gjermane e Punëve të Jashtme Annalena Baerbock ndërsa mbërrinte në Këshillin e Çështjeve të Jashtme në Bruksel.
“Sot ne po vendosim politikisht t’i ofrojmë mbështetje të mëtejshme financiare ushtarake Kievit për të rritur kapacitetin e tij financiar për prokurimin e mjeteve ushtarake në një miliard euro.”
11:40 – Me armën shkatërruese që e kanë prodhuar vetë në Kiev, momenti kur ukrainasit hedhin në erë tankun rus
Ushtria ruse vijon të pësojë humbje të mëdha në tentativën e saj për të pushtuar Ukrainën.
Prej kohësh ushtria ukrainase ka publikuar pamjet se si po dërrmon ushtrinë pushtuese. Së fundmi një video e publikuar në rrjetet sociale tregon se si ukrainasit i bëjnë pritë një tanku rus dhe brenda sekondave e hedhin në erë me një Stugna-P.
Stugna-P është një sistem raketor antitank i projektuar dhe prodhuar në Ukrainë. Sistemi i armëve raketore antitank është zhvilluar nga byroja e projektimit Luch me bazë në Kiev për të konkurruar me modelet e huaja të së njëjtës klasë. /abcnews.al/
Ukrainian Stugna-P in action ?
This vid is so damn fun to watch if you understand Russian foul language. pic.twitter.com/IshcSmKk2N— Illia Ponomarenko ?? (@IAPonomarenko) March 20, 2022
11:37 – Me armën shkatërruese që e kanë prodhuar vetë në Kiev, momenti kur ukrainasit hedhin në erë tankun rus
Rusët nuk po kursejnë as civilët prej disa ditësh në Ukrainë, ndërkohë që ka ndaluar edhe ofensiva ushtarake për shkak të rezistencës së ushtrisë vendase.
У Харкові рашисти обстріляли супермаркет, де укривались цивільні pic.twitter.com/MSIzoBPu0d
— Алчевськ UA?? (@AlchevskUA) March 21, 2022
Një ndër qytetet më të bombarduara është edhe Kharkivi, të cilin rusët nuk kanë mundur ta marrin edhe pse është vetëm 20 kilometra nga kufiri me Rusinë.
Në videon e mësipërme duket momenti kur artileria ruse bombardon një supermarket në Kharkiv, ndërkohë që dhjetra qytetarë ndodheshin aty për të blerë ushqime.
11:14 – Mbi 15 000 ushtarë, qindra tanke dhe helikopterë: Humbjet e mëdha të Rusisë në Ukrainë
Forcat e Armatosura të Ukrainës kanë publikuar shifra që tregojnë për humbjen që ka pësuar armiku që nga fillimi i pushtimit më 24 shkurt e deri më sot.
Sipas të dhënave nga ushtria ukrainase, deri më tani ushtria e pushtuesit ka humbur 15 mijë trupa, 97 aeroplanë, 121 helikopterë, 498 tanke, 240 njësi nga artileria dhe 1,535 transportues e personeli të blinduar.
These are the indicative estimates of Russia’s losses as of March 21, according to the Armed Forces of Ukraine. pic.twitter.com/ZVphxCdYA1
— The Kyiv Independent (@KyivIndependent) March 21, 2022
Po ashtu bëhet e ditur se që nga fillimi i luftës, Rusia ka humbur 80 lëshues të shumëfishtë raketash, 3 anije, 969 automjete, 60 autobote me karburant, 24 mjete ajrore pa pilot dhe 13 pajisje speciale.
11:00 – FOTO/ Gjiganti kanadez “blindon” bazën e NATO-s ku ndodhen edhe ushtarët shqiptarë
NATO është duke forcuar krahun e saj lindor duke dërguar mijëra ushtarë dhe shumë pajisje ushtarake në vende si Polonia, Lituania dhe Letonia.
Në këtë të fundit ndodhet një prej bazave më të rendësishme të NATO-s në vendet balltike siç është ajo e Adazit ku shërbejnë edhe disa ushtarë shqiptarë, pjestarë të repartit EOD.
Sëfundmi Kanadaja ka dërguar armë dhe pajisje të tjera ushtarake në Riga, të cilat do të vendosen pikërisht në kampin Adazi. Siç publikon faqja e kësaj baze, një avion gjigant ushtarak i Kanadasë u shkarkua mëngjesin e sotëm në Riga.
Më herët, në këtë bazë janë dërguar edhe pajisje nga shtete të tjera duke synuar pengimin e ndonjë provokimi rus në rajon. /abcnews.al
10:11- Ukraina, jo kapitullim në Mariupol
Ukraina nuk pranon kapitullimin në Mariupol, pavarësisht ultimatumit rus. Para valës së refugjatëve ukrainas, ministrja e Jashtme gjermane, Annalena Baerbock shprehet, se çdo vend në Europë duhet të pranojë refugjatë.
Ukraina ka refuzuar ultimatumin për dorëzimin e qytetit të rrethuar Mariupol tek forcat ruse. “Nuk do të ketë kapitullim dhe dorëzim armësh”, tha zëvendëskryeministrja ukrainase, Irini Veretshuk për gazetën “Ukrajinska Pravda”, të hënën në mëngjes. Kjo i është bërë e ditur palës ruse.
Gjeneralmajori rus, Mihail Misinzev deklaroi të dielën duke iu referuar Mariupolit, se ka një “katastrofë humanitare të tmerrshme”. Të gjithë atyre që dorëzojnë armët, do t’u garantohet një lëvizje e lirë nga Mariupoli.” Për këtë do të hapet një korridor të hënën paradite, ka bërë të ditur drejtuesi i Qendrës Kombëtare të Mbrojtjes. Sipas Misinzev edhe civilëve do t’u mundësohet largimi nga qyteti në drejtim të Rusisë apo të zonave të kontrolluara nga Ukraina. Sipas palës ruse në Mariupol gjenden ende 130.000 vetë. Këshilli bashkiak i këtij qyteti kishte akuzuar Rusinë, se ka dërguar banorët në Rusi kundër vullnetit të tyre.
Lexo KËTU të gjithë lajmin
10:03- Mblodhën 35 milionë dollarë për Ukrainën, çifti i famshëm hollivudian bisedon me Zelensky-n
Ashton Kutcher dhe Mila Kunis kanë mbledhur më shumë se objektivi i tyre prej 30 milionë dollarësh për Ukrainën. Çifti mblodhi 35 milionë dollarë nga mbi 67,000 donacione. Ata thanë se po shpresojnë që të arrijnë në 40 milionë dollarë, shkruan skynews
.@aplusk & Mila Kunis were among the first to respond to our grief. They have already raised $35 million & are sending it to @flexport & @Airbnb to help ?? refugees. Grateful for their support. Impressed by their determination. They inspire the world. #StandWithUkraine pic.twitter.com/paa0TjJseu
— Володимир Зеленський (@ZelenskyyUa) March 20, 2022
10:00- Një ndër sistemet mbrojtëse më të mira në botë, Zelensky i kërkon Izraelit “Iron Dome-n”
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky i ka bërë thirrje të dielën Izraelit që të zgjedhë të mbështesë vendin që ai drejton kundër Rusisë. Thirrjen, lideri i ukrainasve e ka bërë gjatë një video-konference përpara anëtarëve të Knesset-it, Parlamenti i Izraelit.
“Izraeli duhet të jetojë me zgjedhjet që bën nëse do të ndihmojë në mbrojtjen e Ukrainës nga pushtimi rus. Ukraina bëri zgjedhjen e saj 80 vjet më parë dhe ne kemi të Drejtët që fshehën hebrenjtë, ka ardhur koha që Izraeli të bëjë zgjedhjen e tij … indiferenca vret, llogaritjet vrasin”, tha Zelensky.
Duke bërë krahasime midis sulmit rus dhe “zgjidhjes përfundimtare”, plani i Gjermanisë naziste për të shfarosur hebrenjtë, Zelensky vuri në dyshim hezitimin e Izraelit për t’i shitur Ukrainës sistemin e raketave Iron Dome.“Të gjithë e dinë se sistemet tuaja të mbrojtjes raketore janë më të mirat; dhe se ju me siguri mund të ndihmoni njerëzit tanë, të shpëtoni jetën e ukrainasve, hebrenjve ukrainas,” tha ai.
“Ne mund të pyesim pse nuk mund t’ju marrim armë, pse Izraeli nuk ka vendosur sanksione të forta ndaj Rusisë ose nuk po ushtron presion ndaj kompanive ruse. Në çdo rast, zgjedhja është e juaja, vëllezër dhe motra, dhe pastaj ju duhet të jetoni me përgjigjen tuaj”.
09:54- Qyteti i rrethuar, deputeti ukrainas: Rusia po tenton të “ngordhë urie” banorët e Mariupol-it
Dmytro Gurin, një anëtar i parlamentit ukrainas tha se Rusia po përpiqet “të ngordhë urie” qytetin për ti detyruar banorët të dorëzohen, shkruan BBC
Ukraina ka refuzuar afatin kohor të vendosur nga Rusia. Gurin tha se qyteti, ku rreth 300,000 njerëz janë të bllokuar, por nuk do të dorëzohet.
“Rusët nuk po hapin korridoret humanitare, dhe po pengojnë autokolonat humanitare të hyjnë në qytet”, tha ai. “Ne e dimë se qëllimi i rusëve është që të bëjnë njerëzit të vuajnë nga uria për të forcuar pozicionin e tyre.
Gurin thotë se ekipet ende nuk janë në gjendje të pastrojnë teatrin nga rrënojat, për të cilin zyrtarët ukrainas thanë se u bombardua nga forcat ruse të mërkurën e kaluar.
Qindra njerëz besohet se mbeten të bllokuar në bodrumin, i cili i rezistoi sulmit të forcave ruse.
09:37- Marrja e Mariupol do të ishte sukses i madh strategjik për Rusinë
Gjeneral Richard Barrons, ish-komandant i Forcave të Mbretërisë së Bashkuar, ka folur në programin Today në BBC Radio 4 për rëndësinë e betejës për Mariupolin.
Sipas tij, marrja e kontrollit të qytetit është e rëndësishme për Rusinë pasi pritet të ndërtohet një urë tokësore nga Rusia në Krime, dhe nëse Rusia e bën këtë ky do të ishte një sukses i madh strategjik.
“Forcat ruse nuk mund të hynin me tanke, kështu që ata e shkatërruan qytetin me raketa.”
Ai tha se deri më tani ka pasur tre dështime kryesore në qasjen ushtarake ruse: dështimi për vlerësimin e situatës në Ukrainë pastaj dështimi për të rivendosur forcat gjatë tre javëve të fundit, dhe dështimi i vazhdueshëm për të marrë kontrollin e hapësirës ajrore mbi Ukrainë.
09:24- Lufta në Ukrainë, gati “bomba” për Rusinë, BE diskuton embargo ndaj naftës ruse
Bashkimi Evropian do të shqyrtojnë mundësinë e një embargo të naftës ndaj Rusisë pas pushtimit të saj në Ukrainë.
Kjo do të ndodh në mbledhjen e kësaj jave me Presidentin e SHBA Joe Biden dhe do të pasohet me një seri samitesh të dizajnuara për të ngurtësuar përgjigjen e Perëndimit ndaj Moskës.
Duke kërkuar të detyrojë një tërheqje ushtarake nga Ukraina nga presidenti rus Vladimir Putin, BE, së bashku me aleatët perëndimorë – ka vendosur tashmë një mori sanksionesh ndëshkuese, duke përfshirë ngrirjen e aseteve të bankës qendrore ruse.
“Ne po punojmë për një raund të pestë sanksionesh dhe shumë emra të rinj po propozohen,” tha një diplomat i lartë i BE-së në kushte anonimiteti, sepse diskutimet nuk janë publike.
Qeveritë e BE-së do të fillojnë diskutimin mes ministrave të jashtëm të hënën, përpara se Biden të mbërrijë në Bruksel të enjten për samitet me 30 aleatët e NATO-s, si dhe me BE-në dhe në formatin e Grupit të Shtatë (G7) duke përfshirë Japoninë.
Lexo KËTU të gjithë lajmin
09:23- Evakuimi i civilëve, hapen 8 korridore humanitare
Sot është shënuar dita e 26-të e luftës, me shpërthime të shumta që janë raportuar kudo. Forcat ruse sulmuan një qendër tregtare në Kiev, ku mbetën të vrarë 6 persona.
Sipas një njoftimi të zëvëndëskryeministres ukrainase Iryna Vereshchuk, do të happen 8 korridore humanitare për evakuimin e sigurt të civilëve, por jo nga qyteti i Mariupolit, shkruan The Guardian
Ajo tha se përpjekjet për të dërguar në Mariupol furnizime humanitare vazhduan të dështojnë.
Rikujtojmë se Mariupol është nën sulme të vazhdueshme, ndërkohë që forcat ruse i dhanë Ukrainës një afat kohor për tu dorëzuar. Autoritetet ukrainase iu përgjigjen duke thënë se nuk do të dorëzohëshin dhe se do të luftonin deri në fund.
09:19- Rusia kërcënon me “bukën e gojës”, bllokojnë 5 anijet me drithë
Ushtria ruse kapi pesë anije që transportonin dhjetëra mijëra tonë drithë në portin e Berdyansk në Ukrainën jugore.
Kjo u raportua nga guvernatori i Zaporizhzhia Oleksandr Starukh. Dëshmitarët okularë të cituar nga “Kiev Independent” raportojnë se anijet janë rrëmbyer nga rimorkiatorë rusë.
Sakaq, sot është dita e 26-të e luftës ndërmjet Ukrainës dhe Rusisë. Sipas raporteve, predha ruse goditën shtëpi dhe një lagje tregtare në lagjen Podil të Kievit duke vrarë të paktën katër persona.
Nga ana tjetër, zëvendëskryeministrja e Ukrainës Iryna Vereshchuk tha se më shumë se 7,000 njerëz u evakuuan nga qytetet përmes korridoreve humanitare të dielën, më shumë se gjysma nga Mariupol.
09:16-VIDEO/ Gjithçka ndriçohet nga flakët, momenti kur rusët bombardojnë qendrën tregtare në Kiev
Sulmet në qytete të tjera të Ukrainës vijojnë, disa shpërthime të forta u raportuan nga Kievi, ku autoritetet thanë se shtëpitë dhe një qendër tregtare u goditën, duke shkaktuar katër viktima.
Ministria e Mbrojtjes të Mbretërisë së Bashkuar tha se forcat ruse që përparojnë në kryeqytet nga verilindja kanë ngecur, ndërsa ndodhen 24 km nga qendra e qytetit. Ndërkohë, ka pasur një rrjedhje amoniaku në një fabrikë kimike në qytetin verilindor Sumy, i cili gjithashtu është i rrethuar nga forcat ruse. Zyrtarët u thanë banorëve të qytetit që të largohen në një rreze prej tre miljesh, sepse gazi është i rrezikshëm.
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky kritikoi Izraelin për hezitimin e tij për të dërguar teknologjinë e mbrojtjes raketore në Ukrainë Në një fjalim në parlamentin izraelit, ai tha: Të gjithë e dinë se sistemet tuaja të mbrojtjes nga raketat janë më të mirat… ju patjetër që mund t’i ndihmoni njerëzit tanë.
⚡️The video from a security camera of the Retroville shopping mall in Kyiv allegedly shows the recent attack in the capital’s Podil district.
Video: Proof of war in Ukraine/Telegram pic.twitter.com/6vTiQKhXOW
— The Kyiv Independent (@KyivIndependent) March 20, 2022
09:14- Vdiq ditën e tretë të pushtimit nga Rusia, funerali i vetmuar i ushtarit të ri në Ukrainë
Asnjë familjar nuk ishte i pranishëm kur Dmytro Kotenkos u vendos në banesën e fundit. Prindërit e tij nuk i dëgjuan të shtënat mbi varrin e tij. As nuk panë tokën në të cilën zbriti arkivolin e tij dhe nuk vunë një lule mbi të kur ai ishte plotësisht i mbuluar nga dheu.
Me shumë mundësi, prindërit e Kotenkos nuk e dinin që djali i tyre po varrosej atë ditë në varrezat Lychakiv në Lviv. Ata ishin 600 milje larg, me dy vëllezërit e tij më të vegjël, pranë qytetit lindor të Sumy-t, që po bombardohej rëndë nga forcat ruse.
Prindërit e Kotenkos e dinin që djali i tyre kishte vdekur. Ai vdiq më 26 shkurt, ditën e tretë të pushtimit rus, afër qytetit jugor të Khersonit. Ai ishte vetëm 21 vjeç, merrte pjesë në operacion për herë të parë dhe dy ditë pasi u nda nga jeta prindërit e tij morën një telefonatë nga shoku i tij i fëmijërisë Vadym Yarovenko, ushtar artilerie, i cili u dha lajmin.
Babai i Kotenkos ishte shofer kamioni. Nëna e tij punonte në një fermë.
Lexo KËTU të gjithë lajmin
09:06- Më shumë se 2.1 milion ukrainas kanë ikur në Poloni
Më shumë se 2.1 milionë njerëz kanë ikur nga Ukraina për në Poloni. Konkretisht 2,114,000 që nga fillimi i luftës, tha të hënën Roja Kufitare Polake.
Korrespondenti i BBC-së në Varshavë, Adam Easton, raporton se numrat po bien. Vetëm të dielën, 33,800 njerëz kaluan kufirin, shkroi agjencia në Twitter, 16% më pak nga e shtuna.
Deri në orën 06:00 të hënën, 5,700 kishin kaluar, që është 17% më pak nga e njëjta periudhë e së shtunës. Disa nga njerëzit që ikin tashmë janë larguar nga Polonia për në vendet e tjera të destinacionit.
Hulumtimi i migracionit të Universitetit të Varshavës, prof. Maciej Duszczyk vlerëson se rreth 1.2 milionë njerëz kanë mbetur aty. Më shumë se një çerek milion njerëz (264,000) janë kthyer në Ukrainë nëpërmjet Polonisë që nga fillimi i luftës.
Sakaq, tetë korridore humanitare janë rënë dakord që njerëzit të largohen nga qytetet e Ukrainës të hënën, por jo nga qyteti i sulmuar i Mariupolit, tha zëvendëskryeministrja ukrainase Iryna Vereshchuk. Ajo tha se përpjekjet për të arritur në Mariupol me furnizime humanitare vijojnë të dështojnë.
08:54- Mariupol refuzon thirrjet ruse për t’u dorëzuar
Ministria e Mbrojtjes së Rusisë i dha Mariopulit një afat kohor deri në orën 5 të mëngjesit për t’u dorëzuar, shkruan The Guardian
“Lini armët. Në Mariopul po ndodh një katastrofë e tmerrshme humanitare. Të gjithë ata që do të dorëzojnë armët do t’u garantohet kalimi i sigurt nga Mariupol,” tha gjeneral Mikhail Mizintsev, drejtori i qendrës ruse të mbrojtjes kombëtare në një konferencë.
Mizintsev shtoi se zyrtarët lokalë do të përballeshin me një “gjykatë ushtarake” nëse nuk do të binin dakord me kushtet e dorëzimit.
Megjithatë Ukraina e ka refuzuar propozimin me zëvendëskryeministren Iryna Vereshchuk, e cila tha se asnjë kusht nuk do ti bindë ata të dorëzohen.
“Ne nuk do të dorëzohemi dhe për ketë kemi njoftuar tashmë palën ruse. Në vend që të humbisni kohë me 8 faqe letra, thjesht hapni një korridor humanitar,” përfundoi ajo.
08:44- Kina do të japë 1.1 milion paund ndihmë për Ukrainën
Ministria e Jashtme kineze ka thënë se Kryqi i Kuq do të ofrojë 10 milionë juanë (1.1 milion paund) ndihmë humanitare për Ukrainën, sipas skynews.
Kjo vjen pas paralajmërimit të presidentit amerikan Joe Biden se Kina do të përballet me pasoja të rënda nëse ndihmon në luftën kundër Ukrainës. Diçka e tillë mund të detyrojë presidentin kinez Xi Jinping të zgjedhë midis një marrëdhënieje të gjatë fitimprurëse tregtare me Perëndimin dhe një partneriteti strategjik në rritje me Moskën.
Biden zhvilloi një bisedë telefonike prej gati dy-orësh me Xi të premten, me Shtëpinë e Bardhë që konfirmoi se sanksionet ndaj Kinës ishin një opsion i mundshëm.
08:43- Në punë që nga pushtimi rus, ndryshon stafi i turnit të parë në Çernobil
Për herë të parë që nga pushtimi rus i Ukrainës, stafi i turnit të parë në termocentralin bërthamor të Çernobilit filloi të ndryshojë të dielën, njoftoi Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike (IAEA).
“Ukraina ka informuar IAEA se rreth gjysma e personelit më në fund është kthyer në shtëpi pasi kanë punuar në fabrikën e kontrolluar nga Rusia për gati katër javë,” tha Rafael Grossi, drejtori i përgjithshëm i agjencisë, të dielën mbrëma.
“Autoriteti rregullator kombëtar ukrainas ka konfirmuar se ata që janë larguar tashmë janë zëvendësuar nga punëtorë të tjerë ukrainas”.
Forcat ruse morën kontrollin e Çernobilit më 24 shkurt dhe rreth 100 teknikë ukrainas që punonin në atë kohë vazhduan të operonin funksionimin e përditshëm të uzinës, e cila ka mbetje bërthamore që nga aksidenti i vitit 1986, më i keqi në histori.
Ekipi që ndryshoi ishte i njëjti që kishte punuar në termocentralin bërthamor që nga pushtimi i mëparshëm nga forcat ruse, i cili rrezikoi një nga shtyllat e sigurisë bërthamore, sipas IAEA.
Në një fabrike në qytetin verilindor të Ukrainës Sumy ka pasur rrjedhje amoniaku. Lajmi u bë i ditur nga drejtuesi rajonal Dmytro Zhyvytskyy i cili nuk e specifikoi se cili ishte shkaku i rrjedhjes që thuhet se ka ndodhur në orën 4.30 me orën lokale në uzinën Sumykhimprom.
Banorëve iu kërkua që të kenë kujdes në bodrume që ndodhen në nivele të ulëta për të shmangur ekspozimin.
Rrjedhja është ndaluar mëngjesin e së hënës, sipas shërbimeve të emergjencës në vend. Sipas autoriteteve lokale, rrjedhja nuk paraqet rrezik për popullsinë.
08:36– Zvicra gati të presë bisedimet midis Ukrainës dhe Rusisë
Zvicra dëshiron të presë bisedimet mes Kievit dhe Moskës. Lajmi është bërë i ditur sipas Kyiv Independent.
Presidenti Ignazio Cassis tha se shpresonte se “armët do të heshtin së shpejti” dhe se Zvicra është e gatshme të ndërmjetësojë ose të presë negociatat.
Cassis do të vizitojë sot kufirin midis Polonisë dhe Ukrainës. Ende nuk dihet nëse palët do të bien dakord për një raund bisedimesh në Zvicër. Ndërkohë Zelensky ka deklaruar së fundmi se shikon Jerusalemin si një vend të përshtatshëm për bisedime.
08:34- Inteligjenca britanike: Kievi mbetet objektivi kryesor i Rusisë
Ministria e Mbrojtjes së Mbretërisë së Bashkuar ka publikuar raportin e fundit të inteligjencës, duke thënë se luftimet e ashpra po vazhdojnë në veri të Kievit, megjithëse përparimi rus ka ngecur, shkruan The Guardian
Latest Defence Intelligence update on the situation in Ukraine – 21 March 2022
Find out more about the UK government’s response: https://t.co/o31FnBRw3w
?? #StandWithUkraine pic.twitter.com/reAkTEnHFj
— Ministry of Defence ?? (@DefenceHQ) March 21, 2022
“Forcat ruse që po përparojnë nga verilindja kanë ngecur. Gjjithashtu edhe forcat që po përparojnë nga drejtimi i Hostomelit në veri-perëndim janë zmbrapsur nga rezistenca e ashpër ukrainase.
Pjesa më e madhe e forcave ruse janë 25 km larg nga qendra e qytetit. Pavarësisht përparimit të forcave ruse, Kievi mbetet objektivi kryesor ushtarak i Rusisë dhe ata do të vazhdojnë të përparojnë për të rrethuar qytetin gjatë javëve të ardhshme,” tha ministria e mbrojtjes.
08:27-Sulm në një qendër tregtare në Kiev, 6 viktima
Të paktën gjashtë persona janë vrarë në bombardimet gjatë natës në një qendër tregtare në kryeqytetin ukrainas, Kiev. Ndërtesa 10-katëshe u godit nga një shpërthim i fuqishëm, ndërkohë pjesa më e madhe e saj është shkatërruar, sipas The Guardian
Kryetari i bashkisë së Kievit, Vitali Klitschko, konfirmoi raportet duke thënë se u dëgjuan “disa shpërthime”, duke shpërndarë një foto të shpërthimit.
Fqinjët në një bllok tjetër ndërtesash, dritaret e të cilit u thyen nga shpërthimi thanë se kishin parë një raketë pranë qendrës tregtare disa ditë më parë.
Друзі! Кілька вибухів у Подільському районі столиці. Зокрема, з інформації на даний момент,деякі будинки та на території одного з торгових центрів. Рятувальники, медики і поліція вже на місці. pic.twitter.com/qDjaEhGyj9
— Віталій Кличко (@Vitaliy_Klychko) March 20, 2022
08:24- Zelensky: Ky është “vendi i duhur” për bisedime
Izraeli është duke bërë përpjekje për të ndërmjetësuar bisedimet mes Ukrainës dhe Rusisë, dhe në të ardhmen mund të jetë vend nikoqir i negociatave të nivelit të lartë, ka thënë presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky.
“Kryeministri i Izraelit, (Naftali) Bennett është duke tentuar të gjejë zgjidhje për mbajtje të bisedimeve”, ka thënë Zelensky përmes një video-adresimi.
“Ne jemi mirënjohës për përpjekjet e tij, dhe herët apo vonë ne do të nisim bisedimet me Rusinë, me mundësi në Jerusalem”.
“Ky është vendi i duhur për të gjetur paqe, nëse është e mundshme”, ka thënë ai.
Komentet e Zelenskyt kanë ardhur pasi ai i është adresuar Parlamentit të Izraelit – përmes video-linkut – të dielën.
08:20-Ky shtet pritet të ndihmojë Gjermaninë të reduktojë varësinë nga gazi rus
Gjermania dhe Katari kanë rënë dakord për një partneritet afatgjatë energjetik për të reduktuar varësinë nga gazi rus pas pushtimit të Ukrainës, tha të dielën ministri gjerman i Ekonomisë Robert Habeck. Habecku, i cili është në një vizitë në dy vende në Gjirin Arab, takoi Emirin e Katarit Sheikh Tamim bin Hamad al-Thani në Doha. “Dita fitoi një dinamikë të fortë,” tha Habecku, duke shtuar se Emiri kishte premtuar më shumë mbështetje sesa priste Gjermania.
“Edhe pse ne mund të kemi ende nevojë për gazin rus këtë vit, në të ardhmen nuk do të jetë kështu. Dhe ky është vetëm fillimi,” shtoi Habecku. Katari është një nga tre eksportuesit më të mëdhenj të gazit natyror të lëngshëm (LNG).
Lexo KËTU të gjithë lajmin
08:18– Joe Biden pritet të udhëtojë të premten drejt Polonisë
Presidenti amerikan Joe Biden do të udhëtojë në Varshavë, Poloni të premten, pas takimeve të tij në Bruksel, Belgjikë me aleatët e NATO-s, G7 dhe liderët e Bashkimit Europian, sipas një deklarate të sekretares së shtypit të Shtëpisë së Bardhë, Jen Psaki, shkruan CNN
Biden do të zhvillojë një takim dypalësh me presidentin polak Andrzej Duda.
“Presidenti do të diskutojë se si Shtetet e Bashkuara, së bashku me aleatët dhe partnerët tanë, po i përgjigjen krizës humanitare dhe të të drejtave të njeriut që ka krijuar lufta e pajustifikuar dhe e paprovokuar e Rusisë kundër Ukrainës”, tha Psaki.
08:13- Ukrainasit priten me krahë hapur në Poloni
Çdo refugjat ukrainas në Poloni ka qasje në tregun e punës si dhe në sistemin shëndetësor dhe social. Para zyrave të regjistrimit ka radhë të gjata. Por e ardhmja e migrantëve të rinj është e pasigurt.
/abcnews.al/