Operacioni në 8 “Call Center-a”, lihen në burg 11 nga 15 të arrestuarit

schedule12:17 - 20 Mars, 2022

schedule 12:17 - 20 Mars, 2022

Gjykata e Posaçme ka dhënë pasditen e së dielës masat e sigurisë për 15 të arrestuarit e kompanisë së “Blue Energy Call”. Mësohet se për katër vajzat u vendos “detyrim paraqitjeje”. Kurse sa i përket 11 burrave, pesë prej tyre u lanë në burg pa afat, kurse gjashtë të tjerëve iu caktua masa e sigurisë “burg me afat për 60 ditë.

Për ta gjykata i la porosi që të sjellë prova të reja që i implikpjnë në skemën e mashtrimit.

Këta persona dyshohet se nëpërmjet mashtrimit kanë përvetësuar rreth 5 milionë euro mijëra qytetarëve gjermane. Vajzat për të cilat u caktua detyrim paraqitjeje janë vënë në pranga për akuzën e mashtrimit në kuadër të grupit kriminal.

Burime bëjnë me dije se njëra nga masat me afat 60 ditor është kërkuar për IT e call centerit, Xhuljano Xhafa. Sipas informacioneve ky shtetas ka bashkëpunuar me drejtësinë. Sipas informacioneve mësohet se mbrëmjen e djeshme gjatë marrjes në pyetje IT-ja përballë agjentit të BKH-së, ka treguar të gjithë skemën dhe mënyrën se si zhvateshin shtetasit gjermanë.

Kujtojmë se hetimet e SPAK nisën tetorin e kaluar, pas ardhjes së një letër porosie nga Gjermania se qytetarët e këtij vendit mashtroheshin për të investuar shuma te konsiderueshme parash.

Seanca për caktimin e masës së sigurisë vazhdon ku kanë mbetur edhe 3 avokate që janë duke bërë mbrojtjen. Ndërkohë që pas mbarimit te avokatëve gjykata do tërhiqet për te marrë vendim nëse do e pranoje apo jo kërkesën e SPAK për 15 të akuzuarit për mashtrim. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!