Vllaznia mori një tjetër humbje në kmapionat duke u larguar kështu edhe më shumë nga vendi i 3-të që mbahet nga Kukësi, ndërsa ditën e sotme u mposht 3-0 nga Egnatia në Rrogozhinë
Elvis Plori debutoi kështu me humbje në ndeshjen e parë si trajner i Vllazninsë, ndërsa pas ndeshjes tekniku i kuqebluve u shpreh se skuadra e tij gaboi në disa momente të cilat ndikuan edhe në rezultatin e ndeshjes.
Megjithatë tekniku shtoi edhe se goli i parë i Egnatias, për të cilin dyshon se ishte pozicion jashtë loje, si dhe kartoni i kuq i Heric, ndikuan në ecurinë e këtij takimi
Ndeshja: “Ishte një ndeshje shumë e vështirë, por kishim edhe mungesa dhe ato ndikuan shumë. Loja kishte episode e veta, por mendoj se edhe humbja ndaj Tiranës i kishte ndikuar shumë lojtarët.
Pushimi i kampionatit, ndikimi: “Normalisht që do ndikojë për mirë si nga ana psikologjike, por edhe sepse do mund të rikuperohen lojtarë që janë pjesë e rëndësishme e skuadrës.”
Gabime në vendosje: “Po kishim disa gabime në vendosje dhe disa herë kishim pozicione jashtë loje, por e rregulluam më pas.”
A është ky maksimumi i Vllaznisë? “Kishte disa arsye pse nuk shkoi mirë, disa episode në lidhje me vendosjen, por edhe pjesa e golit të parë mbetet për t’u parë. Me këtë situatë që është skuadra nëse kundërshtari kalon në avantazh, është një goditje e madhe. Pjesa e dytë nisi mirë, por nuk ia fal gabimin Heric, që na la me 10 lojtarë në fushën e lojës, pasi si nga ana psikologjike ashtu edhe në pozicionim na ndikoi.” /f.a/abcnews.al