Kryeministri i Polonisë Mateus Morawiecki i ka bërë thirrje BE-së të bllokojë të gjithë aktivitetet tregtare me Rusinë. Morawiecki tha se dëshiron një “bllokadë tregtare” nga deti dhe toka sa më shpejt të jetë e mundur, shkruan BBC.
“Bllokimi i plotë i tregtisë do ta detyronte Rusinë të shqyrtonte faktin nëse do të ishte më mirë të ndalonte këtë luftë mizore”, tha ai.
BE ka vendosur tashmë kufizime tregtare ndaj Rusisë në disa sektorë kyç, duke përfshirë mallrat e luksit, çelikun dhe energjinë. Por Polonia, e cila ndan një kufi prej 535 km me Ukrainën ka qenë një ndër vendet që kanë kërkuar vendosjen e sanksioneve më të ashpra ndaj Rusisë.
/abcnews.al