Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka arsyetuar krimet dhe gjenocidin e ish-shefit të tij, Sllobodan Millosheviq. Dhe për ironi këtë e bëri duke iu sugjeruar presidentit rus dhe atij ukrainas t’i shpëtojnë vendet e tyre nga lufta meqë për të paqja është e rëndësishme.
Për më tepër, Vuçiç ia qau hallin Millosheviqit se në vitin 1999 po përjetonte presion të madh.
Vuçiç tha se edhe ai tani është nën presion për ta humbur “aleatin e vetëm të Serbisë në 15 vjetët e fundit”.
“Njerëzit duhet të dinë gjithçka, kjo është më e rëndësishme sesa të jesh ideologjikisht në njërën anë ose në tjetrën. Le të kujdesemi për veten njëherë. Nuk mund të them se në 10, 15 vitet e fundit, rusët kanë qenë kundër nesh.
Tani po na kërkoni të humbasim aleatin e vetëm në Këshillin e Sigurimit të OKB-së. Kina është atje, por ka qenë gjithmonë e përmbajtur. Unë ju pyes tani, çfarë vendimi duhet të marrë Serbia?”, ka thënë presidenti serb./Express/