Rusët hyjnë në qendër të Mariupolit, Kremlini: Do të falim këdo që dorëzohet

schedule22:29 - 18 Mars, 2022

schedule 22:29 - 18 Mars, 2022

Mariupoli orët e fundit është marrë nën kontroll nga ana e rusëve, lajmi është dhënë nga kryebashkiaku Vadym Boichenko, i cili konfirmoi avancimin rus në qytet.

Ai tha se luftimet kanë qenë shumë të ashpra dhe tashmë nuk ka një pjesë të Mariupolit ku nuk shihen shenjat e luftës.

Mijëra njerëz kanë mundur të largohen nga qyteti, ndërsa shumë të tjerë kanë gjetur strehim në vendet e përgatitura nga autoritetet lokale për t’iu shpëtuar plumbave.

Ministria ruse e Mbrojtjes doli në një deklaratë ku bëri me dije se trupat ushtarake do të falin këdo që dorëzohet në orët në vijim në Mariupol.

Por, i menjëhershëm ishte dhe reagimi i Kievit zyrtar që refuzoi propozimin për tërheqjen e ushtrisë ukrainase nga Mariupoli.

/Abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!