Brisa dhe Arsenida e vazhduan debatin edhe në puntatën e dytë të Style Star. “Sherri” mes vajzave nisi pas sfilatës së Brisës e cila u vlerësua me 1 pikë nga Arsenida.
Brisa akuzoi Arsenidën se vlerësimi nuk është aspak i drejtë dhe ky vlersim i ulët po jepej vetëm prej debateve të zhvilluara në natën e parë.
Pjesë nga debati:
Kiara: Arsenida, ke vlerësuar ‘me tan zemër’ me 1 pikë, pse?
Arsenida: Po aq meritonte. Kjo veshje nuk më tregon asgjë për Trojën.
Brisa: Të gjithë argumentat e tua ishin shumë boshe. Nuk the asgjë. Veshja e bardhë tregon bardhësinë e shpirtit, ndërsa këta zinxhirët te dora në film Akili i mban për hakmarrje. Me këtë e vrau.
Kiara: Dhe në rastin e Style Star, ti ke vendosur të mbash këtë zinxhir për një hakmarrje. Ndaj kujt?
Brisa: Ndaj njëshave!/abcnews.al