Sassuolo ka fituar pak çaste më parë ndaj Spezias me rezultatin 4-1.
Berardi ishte ai që hapi serinë e golave në minutën e 17-të me anë të një penalltie. Pa mbaruar ende pjesa e parë, Spezia barazoi rezultatin me Verde në minutën e 36-të, duke çuar kështu ekipet në dhomat e zhveshjes me rezultatin e barabartë.
Në pjesën e dytë, në minutën e 48-të, Berardi shënon përsëri për vendasit pas një asistimi të Defrel. Me këtë gol Berardi ka hyrë në historinë e Sassulos, duke shënuar 100 gola në Serie A për këtë ekip.
Në minutën e 78-të ishte Ayhan i cili trefishoi shifrat duke shuajtur shpresat e Spezias për një rezultat pozitiv. Vulën e vendosi Scamacca në minutën e 81-të duke shënuar dhe golin e katërt.
Sassuolo kështu shënoi fitoren e tretë radhazi, duke u ngjitur në vendin e nëntë me 43 pikë./ h.ll/abcnews.al