“E qeshura jote më ngjau me shtrigën e Borëbardhës”, Armida i kundërpërgjigjet komentit të Arsenidës

schedule21:25 - 18 Mars, 2022

schedule 21:25 - 18 Mars, 2022

Nisi me shumë ritëm nata e dytë e Style Star. Tema e kësaj nate është “Ocar Winners”, ku konkurrentët për të krijuar veshjet e tyre janë frymëzuar nga fimat që kanë fituar Akademinë e Filmit.

Ashtu si në natën e parë, nuk munguan debatet mes konkurrentëve. Armida dhe Arsenida komentuan me ironi veshjet e njëra-tjetrës, kjo për arsye që të dyja vajzat kishin sjellë veshje nga Titaniku. Debati nisi kur Armida tha se Arsendisa komenton vetëm sepse e ndjen konkurrencën.

Pjesë nga debati:

Arsenida: Edhe unë e kam zgjedh Titanikun, por nuk e shikoj askund Titanikun te Armida.

Armida: E kuptoj shumë mirë reagimin tënd!

Kiara: Çfarë do të thuash që e kupton shumë mirë reagimin?

Armida: E kam thënë edhe më herët, ata që kanë frikë dhe e ndjejnë konkurrencën bëjnë reagime të tilla.

Arsendia: Hahaha…!

Armida: E qeshura jote më ngjau me shtrigën e Borëbardhës!/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!