Armand Duka dhe Ilir Shulku janë njohur sot me vendimin e Gjykatës së Apelit, që ka lënë në fuqi vendimin për “pezullimin e ushtrimit të një detyre a shërbimi publik”.
FSHF kishte kërkuar që të ndryshohej gjyqtari i çështjes, me pretendimin se kishte qenë i zgjedhur në Dhomën Kombëtare të Zgjidhjes së Konflikteve.
Për shkak se nuk e kishte ushtruar asnjëherë atë funksion, kërkesa ra poshtë. Edhe kërkesa për ndryshimin e masës ndaluese është hedhur poshtë.
Prokurori Genti Xholi ka këmbëngulur se masa e caktuar garanton hetimin dhe ligji e përcakton për një afat tre-mujor.
Në fund Gjykata e Apelit la në fuqi vendimin e datës 4 prill dhe presidenti i FSHF dhe Sekretari i Përgjithshëm nuk mund të ushtrojnë detyrën e tyre. / abcnews.al