Fermerët në Divjakë po shkojnë drejt mbylljes së fermave të tyre dhe shitjes së bagëtive. Kjo për shkak se grumbulluesit e bulmetit nuk u marrin me prodhimin. Këtë javë priten protesta.
Pas 16- vjetësh, kjo grua sipërmarrëse do të mbyllë fermën e saj. Është dita e fundit që ka mjelur lopët . Nesër qumështin nuk ka ku ta shesë. Flutura Gjeka, ka arritur pak nga pak te rrisë fermën e saj.
Por sot ndodhet në udhëkryq. Ajo nuk di ç’të bëj me sasinë e madhe të qumështit që merr nga bagëtitë.Pagesa prej 14% e TVSH së prodhimit, po detyron blegtorët e Biçukasit në Divjakë, të shesin bagëtitë dhe nëse situata nuk ndryshon, ata mendojnë emigrimin.
Këtë javë një tjetër protestë e madhe e blegtorëve është lajmëruar në Lushnje. Një javë më parë u derdhën në rrugë qindra litra qumësht.
Blegtorët kërkojnë ndryshimin e TVSH. Diferenca prej 14% paguhet nga grumbulluesit të cilët kanë vendosur që barrën t’ua ngarkojnë blegtorëve duke mos ua marrë prodhimin ose duke u ulur çmimin nga 40 lekë në 20 lekë për litër.
Gazetare: Anila Sefa
Operator: Kastriot Toshkollari