Pritet që të këtë të premte të hapen korridoret humanitare për largimin e civilëve në rajonin e Sumit.
Kryetari i Sumit, në verilindje të Ukrainës, ka bërë me dije se pritet që autobusët të dërgohen në këtë qytet për t’iu ardhur në ndihmë njerëzve që të largohen nëpër gjashtë rrugë të ndryshme.
Sumi, qytet afër kufirit me Rusinë, është përballur në javët e fundit me bombardime të ashpra, dhe mungesë të ujit e rrymës./abcnews.al