Kanë përfunduar 3 nga 4 sfidat e orës 18:45 të Conference Leagues. Janë mësuar edhe 3 skuadrat e para që kanë prerë biletën për në çerekfinale të këtij kompeticioni.
Marseilla ka arritur të përmbysë 2-1 Basel, ndërsa kualifikohet më tej me rezultat të përgjithshëm 4-2. Vendasit shënuan në minutën e 63-të duke kaluar në avantazh ndaj skuadrës franceze e cila do të gjente golin e barazimit në minutën e 74-të me anë të Under, ndërsa në minutat e fundit të shtesës do të gjente edhe golin e dytë në këtë takim ku Rongier gjeti rrugën e rrjetës.
PSV mposht me “poker” Copenhagen, teksa u shënoi plot 4 gola. Serinë e golave e hapi në minutën e 10-të Zahari, 38-të Gotze do të shënonte për 2-0, ndërsa Zahari do të shënonte dopietë në minutën e 79, teksa për 4-0 mendoi të shënonte edhe Madueke në minutat shtesë të takimit. Në këtë mënyrë PSV u kualifikua m tej me rezultatin e përgjithshëm 8-4, pasi takimi i parë në Holandë kishte përfunduar në barazim 4-4.
Një vend për në fazën tjetër rezervoi edhe Leicester City, i cili edhe pse u mposht mbrëmjen e sotme nga Renne me shifrat 2-1, u kualifikua falë fitores në takimin e parë me shifrat 2-0.
Në takimin mes Az Alkmaar dhe Bogo/Glint vazhdon të luhen minutat ekstra të sfidës, pasi skuadrat janë në barazim pas dy takimeve. /f.a/abcnews.al