Sanksionet izolojnë Rusinë, Irani: Gati të ndihmojmë Moskën

schedule19:08 - 17 Mars, 2022

schedule 19:08 - 17 Mars, 2022

Irani është paraqitur i gatshëm për të ndihmuar Federatën Ruse në një kohë kur vendi përballet me sanksione. Ndihma Rusisë do t’i vijë në sektorin e energjisë dhe karburanteve.

Deklarata u bë nga ministri i naftës Javad Owji, pas një interviste në Moskë me zëvendëskryeministrin rus Aleksandr Novak.

“Rusia na qëndroi pranë kur u vumë nën sanksione, ndaj sot e konsiderojmë detyrën tonë që të qëndrojmë përkrah saj në këto kushte të vështira dhe të ofrojmë ndihmë”, tha Owji.

Për ne, “vullneti i Teheranit për të zhvilluar bashkëpunim është i rëndësishëm, pavarësisht kufizimeve anti-ruse të Perëndimit”, tha Novak, duke theksuar rolin qendror të sektorit të karburantit dhe energjisë në marrëdhëniet tregtare midis dy vendeve. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!