Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla këtë të enjte në fjalën e tij në Kuvend, është shprehur se integrimi në BE tashmë për Shqipërinë dhe të gjithë Ballkanin Perëndimor është një domosdoshmëri.
Balla në fjalën e tij ndër të tjera në këtë rrugëtim ka përmendur dhe situatën e tensionuar mes Rusisë dhe Ukrainës ku ka theksuar se është për të ardhur keq që Evropa akoma nuk ka zënë mend dhe nuk bën pjesë të veten 5 vendet e Ballkanit Perëndimor.
Sipas tij është e rëndësishme që tashmë BE të japë një datë për anëtarësimin dhe jo për integrimin e këtyre vendeve.
“Kur flasim për integrimin e vendit në BE është e rëndësishme që të lëmë agjendën politike mënjanë dhe të gjithë të flasim me të njëjtën gjuhë. Na jepet mundësia që të takojmë e flasim me kolegë në të gjithë vendet e BE-së. E nderuar zonja Tabaku unë doja ta ftoja Shqipërisë që kuvendi krahas kuvendeve të tjera fqinje mos kërkojnë përshpejtim të procesit por ka ardhur koha që të kërkojmë anëtarësimin e shpejtës të gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor. Situata e fundit e krijuar nga agresioni rus në Ukrainë e ka krijuar nevojën për një anëtarësim të shpejtë të Ballkanit Perëndimor, dhe ka ardhur koha që kjo gjë të marrë një rrugë të re.
Unë nuk dua të flas më për integrim por për anëtarësim,. Shqipërisë, Malit të Zi, Kosovës, dhe Maqedonisë, Bosnja dhe Serbia duhet ty jepet datë për anëtarësim për në BE. Nesë BE ka vënë sadopak mend nga ajo që ndodhi në Ukrainë, dhe nëse do të vërë mend nëse larg qoftë konflikti mund të shtrihet në Moldave apo Gjeorgji. Pasi një pjesë e Moldavisë ka 30 vjet që është shkëputur dhe është kthyer në një aneks rus. Agresioni rus është i papranueshëm, është një diktator që nuk respekto vlerat demokratike. Kujt i bën nderë një pjesë e politikës shqiptare ku në çdo qytet evropian proteston për luftën në Ukrainë ndërsa këtu i bën në interes të propagandës ruse’, është shprehur Balla./abcnews.al