Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Stina e shirave në Indonezi, mbi 50 të vdekur nga përmbytjet

schedule18:36 - 17 Mars, 2019

schedule 18:36 - 17 Mars, 2019

Të paktën 58 persona kanë vdekur si pasojë e përmbytjeve që kanë përfshirë provincën lindore të Indonezisë, Papua. Ekipet e shpëtimit po përpiqen të arrijnë zonat e largëta të provincës dhe autoritetet druhen se numri i viktimave mund të rritet. Ndërkohë, rrugët janë të bllokuara si pasojë e rrëshqitjeve të tokës dhe pemëve të rrëzuara. Vërshimi i ujërave ka dëmtuar gjithashtu dy ura dhe mbi 100 shtëpi. Mbi 4 mijë persona janë detyruar të braktisin banesat e tyre dhe disa janë strehuar në zyra qeveritare. Shirat e dendura nisën ditën e shtunë dhe vazhduan gjatë natës duke shkaktuar rrëshqitje toke dhe përmbytje. Kërkimet për viktima janë më aktive në qytetin Sentani, një nga zonat më të prekura. 51 nga viktimat u regjistruan në këtë qytet, ndërsa 7 të tjerët në kryeqendrën e provincës Papua, Xhajapura. Për fat të mirë, një fëmijë 5-muajsh u shpëtua pasi kishte mbetur për disa orë i bllokuar nën rrënojat e një shtëpie. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!