Teksa PD po kalon një krizë të brendshme, duket se një zgjidhje e mundshme po vjen edhe nga jashtë vendit. ABC mëson se ish-eurodeputeti Elmar Brok ka mbërritur në Tiranë për të negociuar me palët, për të gjetur një zgjidhje mes tyre.
Ish-Eurodeputeti i CDU, mësohet se do zhvillojë takime me përfaqësues të PD dhe anëtarë të Komisionit te Rithemelimit. Deputetët e PD-së kanë kërkuar dorëheqjen e kreut aktual të PD-së Lulzim Basha, por bashkë me të kërkojnë edhe largimin e Sali Berishës nga ideja e tij për të marrë kryesimin e partisë.
Për herë të parë që nga marrja e detyrës vjen në Tiranë edhe i dërguari i Posaçëm i sapoemëruar i qeverisë gjermane për shtetet e Ballkanit Perëndimor, Manuel Sarrazin.
Sarrazin ka planifikuar një sërë takimesh me politikanë shqiptarë, duke e nisur me kryeministrin Edi Rama. Por në axhendën e tij nuk ka parashikuar një takim me kreun e PD Lulzim Basha.
Për herë të parë një përfaqësues ndërkombëtar shmang takimin me kreun e Partisë Demokratike, duke zgjedhur të takojë nënkryetarin e kësaj partie, njëherësh dhe kreu i grupit parlamentar demokrat, Enkelejd Alibeaj.
Sarrazin do të takojë dhe Genc Pollon. Axhenda e të dërguarit gjerman ka parashikuar orën 16:30 për takimin me Pollon dhe Alibeajn.
/abcnews.al