Shtyrja e interpelancës së kërkuar nga PD me kryeministrin Edi Rama për rritjen e çmimeve ka sjellë debate në Kuvend. Sekretari i Grupit Parlamentar të PD Arbi Agalliu ka deklaruar para Kuvendit se maxhoranca nuk i mori parasysh propozimet e PD. Ai nuk i konsideroi masat e marra nga qeveria pasi ishin të parashikuara në buxhet dhe sipas Agalliut nuk ndihmojnë konsumatorin.
“Si sekretar i grupit parlamentar të PD jam këtu për të përcjellë shqetësimin. Si grup kemi kërkuar në interpelancë kryeministrin lidhur me situatën ekonomike në vend. Kemi rritje të theksuar të çmimeve. PD ka bërë disa propozime duke filluar nga reduktimi i tvsh për disa produkte të shportës apo ulja e barrës fiskale për produkte të tjera. Këto propozime s’u morën në konsideratë.
Ne përballemi sot edhe me abuzueshmërinë e sektorëve të caktuar. Ne s’jemi dakord me masat e qeverisë, nuk ishin masa sepse ishin programuar në buxhet, pjesa tjetër janë fasada sepse nuk ndihmojnë qytetarët. Rama është i detyruar të vijë ose të delegojë dikë për tu dhënë përgjigje deputetëve”, tha ai.
/abcnews.al