Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Radhë të gjata në sportele për subvencionet, fermerët e Fierit të shqetësuar kërkojnë zgjidhje

schedule10:19 - 17 Mars, 2022

schedule 10:19 - 17 Mars, 2022

Qindra fermerë janë grumbulluar këtë mëngjes pranë Sektorit të ekspansionit të bujqësisë në Fier për të aplikuar për subvencionet në bujqësi.

Fermerët sot janë përballur me radhë të gjata ndërsa kanë drejtuar ankesa për mungesën e shërbimit për aplikimin në skemat përfituese të subvencionimit të shpallur nga qeveria.

Punonjësit e këtij institucioni në këtë situatë kanë thirrur në ndihmë edhe policinë e shtetit pasi janë thyer edhe xhamat dhe është krijuar kaos në sportelet brenda këtij institucioni.

Shumë fermerë të ardhur nga zona të ndryshme të rrethit Fier janë përballur jo vetëm me radhë të gjata pritjeje por edhe kërkesave për dokumentacion qe nuk kane qenë te informuar( nuk janë parashikuar në kritere).

Shumë fermerë nuk kanë mundur te aplikojnë për disa ditë me radhë ndërsa kjo situate sipas tyre ka ardhur për mungesë të sporteleve që nuk përballojnë fluksin e aplikimeve.

Fermerët shprehen mosbesues për këtë situatë pasi në një kohë të shkurtër është e pamundur për të aplikuar. Fermerët i kanë bërë thirrje ministrisë se bujqësisë që të shtojnë stafin me punonjës në sportele për të përballuar këtë fluks ose të hapin sportele në njesitë vendore ku ata banojnë. Shumë prej tyre vijnë nga distanca të largëta si Mallakastra Patosi e Roskoveci./abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!