Si ta bëni “xixë” sobën pa e gërvishtur, përbërësit i keni të gjithë në shtëpi

schedule09:45 - 17 Mars, 2022

schedule 09:45 - 17 Mars, 2022

Pastrimi i pajisjeve elektroshtëpiake është një sfidë më vete. Ndër pajisjet që kërkon mund është dhe soba. Bëhet shumë shpejt pis për shkak të përdorimit të përditshëm. Por krahas produkteve në treg, ka mënyra natyrale që lehtësojnë pastrimin e saj.

Zgjidhja është pikërisht në kuzhinë dhe ka të bëjë me uthullën e mollës. Përzieni uthullën e mollës me dy lugë gjelle sodë buke,  një lugë çaji kripë  dhe derisa të formohet një masë e njëtrajtshme. Më pas shtoni një gotë me ujë të vakët.

Merrni një sfungjer dhe njomni me masën që keni krijuar dhe fërkoni sipërfaqen e sobës. Më pas, pastroni pianurën me një leckë të lagur dhe në fund me një leckë e thatë. Soba juaj do të shkëlqejë dhe mbi të gjitha nuk do të gërvishtet. /abcnews.al