Mbretëria e Bashkuar hap dyert për refugjatët ukrainas, 122 000 qytetarë janë gati

schedule13:04 - 16 Mars, 2022

schedule 13:04 - 16 Mars, 2022

Më shumë se 122,000  britanikë shprehën interes për të pritur një refugjat ukrainas.

BBC raporton se sipas skemës “Homes for Ukraine” pritet që javën e ardhshme të mbërrijnë refugjatët e parë. Këtë e konfirmoi edhe Sekretarja e Jashtme e Mbretërisë së Bashkuar, Liz Truss duke falenderuar popullin britanik për “bujarinë e tyre të jashtëzakonshme”.

Ajo thotë se procesi do të hapet zyrtarisht të premten, por shton se nuk është e sigurt se si refugjatët do të shkojnë në MB.

Truss thotë se pararendësi i parë për çdo bisedë të suksesshme të paqes duhet të jetë një armëpushim dhe Putini të tërheqë trupat e tij.

“Është shumë e vështirë për Ukrainën të negociojë me një armë në kokë”, thotë ajo, duke shtuar se ka frikë se presidenti rus po bën një lojë të dyfishtë.

Ajo thotë se gjithmonë ka menduar se debati rreth anëtarësimit të Ukrainës në NATO është një “perde tymi”, por në fakt Putin dëshiron të rikrijojë Bashkimin Sovjetik. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!