Tirana feston Ditën e Verës, bashkia ka organizuar 50 aktivitete

schedule09:25 - 17 Mars, 2019

schedule 09:25 - 17 Mars, 2019

Me muzikë, sport, art e panaire kanë mundësi ta kalojnë ketë të dielë qytetarët në Tiranë. Bashkia ka organizuar 50 aktivitet të ndryshme me rastin e Ditës se Verës të cilën e zhvendosi nga 14 Marsi më 17 Mars.

Tirana feston Ditën e Verës pas vendimit të bashkisë për t’i shtyrë festimet me arsyetimin e motit të keq.  50 aktivitetet për fëmijë dhe të rinj janë organizuar në të gjithë kryeqytetin. Ato  kanë nisur nga ora nëntë e mëngjesit e do të vijojnë deri në orët e vona të mbrëmjes.  Kryetari I bashkisë Erion Veliaj ndoqi nga afër disa prej tyre. Nga sheshi “Skënderbej”  Veliaj dha ketë mesazh.

Skenë feste këtë të diel nuk ishte vetëm sheshi “Skënderbej”, por dhe bulevardi “Dëshmorët e Kombit”,  sheshi “Nënë Tereza”,  parku i liqenit artificial dhe Pazari i Ri./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!