Ukraina bën bilancin: 500 miliardë dollarë dëme, Rusia të paguajë restaurimin pas luftës

schedule08:09 - 16 Mars, 2022

schedule 08:09 - 16 Mars, 2022

Në 21 ditë luftë, Rusia ka shkaktuar shumë dëme në Ukrainë.  Kryeministri i Ukrainës Denys Shmyhal thotë se vendi i tij ka pësuar më shumë se 500 miliardë dollarë dëme që nga fillimi i pushtimit. Ai  këmbëngul që Rusia të paguajë për restaurimin e Ukrainës pas luftës.

Shmyhal nuk hyri në mënyrën se si mund të mblidheshin saktësisht dëmshpërblimet, edhe nëse Ukraina fiton luftën, por përmendi sekuestrimin e pronës ruse jashtë vendit. Ai shtoi se Ukraina do të kërkojë gjithashtu ndihmë financiare nga aleatët.

LEXO të gjitha zhvillimet për luftën

Kryeministri i bëri komentet në takimin e së martës me liderët e tre vendeve fqinje, Republika Çeke, Polonia dhe Sllovenia, të cilët kanë udhëtuar në Kiev në shenjë solidariteti.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!