Analisti Mentor Nazarko e ka cilësuar të vështirë shuarjen e protestës nga ana e qeverisë, pavarësisht përpjekjeve.
Në një lidhje me ‘Log.’ në Abc të gazetarit Endri Xhafo, Nazarko theksoi se Rama po kërkon që të zbehë protestën, duke larguar nga protesta ata persona që nuk janë të frymëzuar politikisht.
‘Mendoj se qeveria është në vështirësi të madhe për tu përgjigjur me qetësues socialë dhe financiarë protestës. Rama po përpiqet në mënyrë personale që të ruajë rol bindës, rol dekurajues duke tentuar t’i heqë protestës masivitetin, duke hequr ata qytetarë që shkojnë atje të pafrymëzuar politikisht’, u shpreh Nazarko. /Abcnews.al/