Aktori i humorit Florjan Binaj, ka folur sërish para qytetarëve në ditën e shtatë të protestës para kryeministrisë, duke replikuar me kreun e qeverisë Edi Rama, pasi ky i fundit deklaroi se protestat po organizohen nga non-gratat.
Në fjalën e tij Binaj tha se protestat janë vetëm të qytetarëve dhe jo të forcave politike, duke shtuar që kjo që po ndodh në Shqipëri nuk ka lidhje me Rusinë.
“E ka bërë qeverinë si vodka, absolute, vetëm ai. E zëmë se kemi marrë lekë nga Rusia për këto protesta, po ato që kanë ikur jashtë shtetit kush i ka sponsorizuar? Rusia? Edhe Putini ka opozitë, e le e nuk e pyet. Por ky i joni as e lë e as e pyet. Ftoj të gjithë kolegët e mi që të vijnë këtu te protesta. Kjo është betejë për të vërtetën. Po ushqehemi për gënjeshtër. E vërteta do të sjellë drejtësi. Ju bëj thirrje të gjithëve të marshojmë ditën e shtunë paqësisht, e të tregojmë që ne nuk na blenë askush. Në gjakun tonë do të jetë dëshira për liri, faleminderit”, tha Binaj.