Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Përballja me Egnatian, Vllaznia zhvillon stërvitjen e parë me Plorin trajner

schedule18:15 - 15 Mars, 2022

schedule 18:15 - 15 Mars, 2022

Ditën e djeshme Vllaznia njoftoi edhe shkarkimin e trajnerit Thomas Brdaric nga drejtimi i skuadrës për mungesë të rezultateve, ndërsa kulmoi me humbjen në “Loro Boriçi” përballë Tiranës në klasiken e Shqipërisë, sfidë e mbyllut 1-2.

E ndërsa java e 26-të troket pas dere, kuqeblutë nuk kanë kohë për të humbur dhe kanë filluar edhe stërvitjen  e parë pas largimit të Brdaric, teksa drejtimin e skuadrës e ka marrë Elvis Plori, i cili ishte edhe ndihmësi i trajnerit gjerman.

Vllaznia do të udhëtojë në Rrogozhinë për t’u përballur me Egnatian në takimin e javës së 26-të të Abissnet Superiores, sfidë që do të luhet në orën 13:45 ditën e shtunë, ndërsa kërkohet edhe rikthimi te rezultatet pozitive, si të vetmen mundësi për të arritur edhe objektivin që është një vend në Europë.

“Ekipi i Vllaznisë nën drejtimin e trajnerit Elvis Plori ka nisur sot përgatitjet për ndeshjen e rradhës, atë ndaj Egnatias, ku padyshim që do kërkohet marrja e një rezultati pozitiv”, thuhet në postimin e klubit.

/f.a/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!