I riu merr para me makinë policen e bashkisë, arrestohet

schedule16:02 - 15 Mars, 2022

schedule 16:02 - 15 Mars, 2022

Policia e Kamzës ka arrestuar një 25-vjeçar pasi përplasi me dashje një punonjese të Policisë Bashkiake. Policia e ka kategorizuar këtë veprim si “goditje për shkak të detyrës” dhe i riu tashmë do të duhet të japë llogari para gjykatës për veprimin e kryer.

Burime zyrtare bëjnë me dije se i riu është konstatuar duke ecur kundravajtje në rrugë nga policja e bashkisë, e cila i ka kërkuar që të ndalojë. Por, ndryshe nga urdhri i marrë, ai i ka dhënë gaz makinës duke e marrë para policen, gjë që i ka shkaktuar dëmtime në trup.

Njoftimi i policisë

Aksidentoi punonjësen e Policisë Bashkiake, vihet në pranga 25-vjeçari.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 5 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit:

– G. R., 25 vjeç, banues në Kamzë, për veprën penale “Goditje për shkak të detyrës”.

Ky shtetas, duke drejtuar mjetin e tij në sensin e kundërt të lëvizjes, në rrugën “Berisha”, nuk i është bindur urdhrit të punonjëses së Policisë Bashkiake për të ndaluar dhe gjatë tentativës për t’u larguar, e ka goditur atë në këmbë, me mjet.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme. /abcnews.al