Drama mes Kim Kardashian dhe Kanye West vazhdon dhe pas ndarjes. Ish çifti i famshëm finalizuan divorcin pak ditë më parë por tanimë kanë nisur një “luftë” për fëmijët e tyre. Kardashian i është lutur reperit që të ndalojë së gënjyeri duke thënë se nuk e lejon të shikojë fëmijët e tyre.
“Të lutem ndalo me këtë rrëfim, sapo ishe këtu këtë mëngjes duke marrë fëmijët për në shkollë,” komentoi ylli me famë botërore në postimin e fundit të reperit. 41 vjeçarja bëri komentin pasi reperi ndau një foto të çantës së shpinës së vajzës së tyre 8-vjeçare North, të stolisur me figura e ish-çiftit dhe një aliene.
“Kjo ishte në çantën e pasme të vajzës time kur unë u ‘lejova’ ta shihja javën e kaluar,” shkroi reperi i famshëm. “Kjo është arsyeja pse unë përpiqem kaq shumë për familjen time, unë jam i detyruar të mbroj familjen time me çdo kusht Si prift i shtëpisë sime, mos u shqetëso, Northy Zoti është ende gjallë.”, shtoi ai.
/abcnews.al