Një studim i ri shkencor i publikuar paralajmëron se anashkalimi i mëngjesit mund të prishë nivelet e sheqerit në gjak për pjesën tjetër të ditës. Shkencëtarët nga Izraeli shikuan të dhënat e një numri vullnetarësh dhe zbuluan se në ditët që nuk hanin mëngjes, nivelet e sheqerit në gjak ishin 37% më të larta në mesditë sesa kur hanin mëngjes.
Në fakt, bie në sy se në kohën e darkës nivelet mbetën të rritura me 27%, krahasuar me ditët që kishin ngrënë mëngjes. “Këto gjetje kanë një rëndësi të madhe klinike, sepse në dekadat e fundit gjithnjë e më shumë të rritur po e anashkalojnë mëngjesin,” tha studiuesja Dr. Daniela Jakubovic, një profesoreshë e mjekësisë në Universitetin e Tel Avivit.
“Sidoqoftë, dhe studimet e mëparshme kanë treguar se kjo taktikë është e dëmshme për shëndetin dhe gjetjet e reja sugjerojnë se kjo është veçanërisht serioze në rastin e njerëzve me diabet. Kjo për shkak se nivelet e larta të sheqerit në gjak dëmtojnë qelizat beta në pankreas, enët e gjakut dhe nervat, duke rritur rrezikun e problemeve të tilla si sëmundjet e zemrës dhe sëmundjet e veshkave.”, tha ajo. /abcnews.al