Bumçi u tregon deputetëve të PD të vetmen mënyrë për të larguar Berishën

schedule19:58 - 14 Mars, 2022

schedule 19:58 - 14 Mars, 2022

Ish-deputeti demokrat Aldo Bumçi ka komentuar thirrjet e disa deputetëve të PD, të cilët kanë kërkuar bashkimin e partisë por pa Berishën dhe Bashën.

Bumçi tha në ‘Radari Informativ’ në Abc të gazetares Juli Xhokaxhi, që këta deputetë dhe krerë degësh të bëhen bashkë dhe të bindin demokratët që PD pa Berishën është më e mirë, por deri atëherë sipas tij Berisha mbështet nga shumica.

Ndërkohë theksoi se në vjedhtë PD do të bëjë sërish primare dhe në zgjedhjet e ardhshme lokale do të fitojë shumicën dërrmuese të bashkive.

‘Basha mundet mos bindet kurrë. Arsyet e tij janë arsyet e tij. Unë kam një thirrje për deputetët e PD që kanë larguar largimin e tij, të gjithë atyre që kërkojnë largimin e zotit Berisha kam një thirrje të bashkohen bashkë të ndërtojnë një alternativ të mundohen të bindin demokratët që kjo është më e mira. Ne do të vazhdojmë me zgjedhjet në 30 Prill, më tej Këshilli Kombëtar do zgjedhë kryesinë, më tej do të procedohet për zgjedhjen e kryetarit të partisë. Sot një vit ne fitojmë shumicën dërrmuese të Bashkive. Në vjeshtë ne fillojmë primaret, ne do të ndërtojmë koalicionin më të madh’, tha Bumçi. /Abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!