Kraja: Qeveria synon të menaxhojë protestat

schedule19:32 - 14 Mars, 2022

schedule 19:32 - 14 Mars, 2022

Eksperti i ekonomisë, Akil Kraja e ka cilësuar propagandë paketën me 7 pika të qeverisë, per t’i ardhur në ndihmë shtresave në nevojë dhe biznesit të vogël, ndërkohë që po përballemi me rritje të çmimeve.

I ftuar në ‘Radari Informativ’ në Abc të gazetares Juli Xhokaxhi, Kraja tha se kjo paketë vjen vetëm për të menaxhuar protestat që po ndodhin në të gjithë Shqipërinë.

Është një paket propagandistike vetëm për të menaxhuar protestat. Është thjeshtë një politikë e momentit. Pikat e qeverisë nuk prekin thelbin e problematikës. Shoh me keqardhje, që në Serbi pati protesta për të mbështetur partneritetin me Rusinë, shqiptarët nuk dalin për Ukrainën, por për këta tregtarë që duan të vjedhin shqiptarët duke shfrytëzuar situatën në Ukrainë’, u shpreh Kraja.