Konfindustria u kërkon Kryeministrit dhe vendimarrjes politike të vendosë një moratorium për ndërtimin e HEC-eve në Vjosë. Përmes një letre dërguar Kryeministrit dhe institucioneve përgjegjëse, Konfindustria bën të ditur se ka kërkuar ndërprerjen e procedurave ligjore për ndërtimin e veprave energjitike në vazhdim në rrjedhen kryesore dhe anësore të Lumit Vjosë, përfshi edhe HEC-in e Kalivaçit. Moratoriumi, sipas Konfindustrisë, do të mundesojë kryerjen e studimeve për vlefshmërinë ekonomike dhe mjedisore në interes të publikut, studime që mungojnë, sipas saj./abcnews.al
Konfindustria kërkon moratorium për HEC-et përgjatë lumit Vjosë
schedule16:31 - 26 Nëntor, 2017
schedule 16:31 - 26 Nëntor, 2017