Të gjithë ata drejtues mjetesh që janë përdorues të lëndëve narkotike do t’u pezullohel leja e drejtimit. Kjo nismë e re pritet të nënshkruhet mes Policisë së Shtetit dhe Ministrisë së Shëndetësisë.
Qëllimi i kësaj rregulloreje është ulja e numrit të aksidenteve. Ata që janë trajtuar në Repartin e Toksikologjië në QSUT do të njoftohen dhe më pas do t’i nënshtrohen testeve nëse janë apo jo nën efektin e lëndëve narkotike.
Një tjetër vendim pritet edhe për drejtuesit e mjeteve që lëvizin nën efektin e alkoolit. Në bashkëpounim me drejtorinë e patentave do të identifikohen personat që janë kanë shkaktuar aksidentet në gjendje të dehur. Këtyre do i pezullohet patenta. Dhe ndaj këtyre personave pritet të ndiqet e njëjta procedurë si përdoruesit e lëndëve narkotike.
Në dy muajt e parë të këtij viti janë regjistruar në total 217 aksidente rrugore, që kanë shkaktuar 32 të vrarë dhe 263 të plagosur. Krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, numri i aksidente është më i lartë, ndërsa numri i viktimave më i ulët.
Shkak kryesor i aksidentive ka qenë sjellja e drejtuesit të mjetit. Kryesisht, ato shkaktohen nga të rinjtë të grup-moshës 25–34 vjeç. /abcnews.al/