Kryeministri Edi Rama, ka njoftuar se ‘Paketa e Rezistencës Sociale’ që do u jepet si ndihmë familjeve të varfëra dhe biznesit të vogël do të jetë 3.3 miliardë lekë.
Por pas postimit të Ramës nuk kanë munguar as komentet e qytetarëve dhe replikat e kreut të qeverisë në Facebook.
Një qytetar shkruan se meritë që sot qeveria po reagon kanë vetëm protestat qytetare, ndërkohë në përgjigjen e tij Rama e ka cilësuar protestën një turp të madh, duke theksuar se po të ishte për këtë revoltë ai nuk do të lëvizte as gishtin e vogël. /Abcnews.al/