Gjermania: Bojkoti i naftës dhe gazit rus mund të shkaktojë varfëri masive

schedule15:24 - 14 Mars, 2022

schedule 15:24 - 14 Mars, 2022

“Nëse bojkotojmë menjëherë naftën dhe gazin rus, do të kemi mungesa të mëdha furnizimi në Gjermani,” tha ministri i ekonomisë dhe energjisë Robert Habeck, shkruan The Guardian

Ai parashikoi “papunësi masive, varfëri, njerëz që nuk do të kenë mundëis të ngrohen apo të furnizojnë makinat” nëse vendi i tij ndalon përdorimin e naftës dhe gazit rus.

Shumë pak ekonomi të tjera perëndimore janë aq të varura nga energjia ruse sa Gjermania: 55% e gazit natyror, 52% e qymyrit dhe 34% e naftës  që përdoret në vend vjen nga Rusia, për të cilën vendi paguan qindra mijëra euro në ditë.

/abcnews.al